Zyrtari anglez: Omicroni është kërcënim shumë serioz, ajo që dimë është e keqe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtari më i lartë shëndetësor i Anglisë, Chris Whitty, tha të mërkurën se varianti Omicron paraqet kërcënim vërtet serioz dhe se ajo që dinë zyrtarët shëndetësorë për të është e keqe.

“Ky është një kërcënim vërtet serioz për momentin. Për atë se sa i madh kërcënimi – janë disa gjëra që nuk i dimë, por të gjitha gjërat që i dimë janë të këqija”, tha Whitty në një konferencë për gazetarë, shkruan Reuters.

“Parimi është shpejtësia me të cilën po lëviz ai (varianti), është duke lëvizur me një ritëm absolutisht fenomenal”, shtoi zyrtari i lartë anglez.

Ai shtoi: “Janë disa gjëra në anën tonë kësaj radhe, nga të cilat më e rëndësishmja është ekzistimi i vaksinave efektive dhe aftësia për të ofruar përforcim me shpejtësi në këtë fazë”.

Ndryshe, Britania e Madhe ka miratuar masa të reja kufizuese, me nismën e Kryeministrit Boris Johnson. Megjithatë, gati 100 deputetë të partisë së tij votuan kundër këtyre masave.

Share This Article