Zyrtari i BE apel Rusisë: Rinovoni marrëveshjen e drithërave përmes Detit të Zi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i bëri thirrje Rusisë që të rinovojë marrëveshjen për drithërat, në mënyrë që të mundësohet eksporti i sigurt i drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi. Muajin e kaluar, Rusia u tërhoq nga kjo marrëveshje.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se kufizimet ruse në eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi po krijojnë probleme jo vetëm për Kievin, por edhe për shumë shtete në zhvillim.

Rusia po i përdor “drithërat si armë”, tha Dombrovskis, i cili është në Indi, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).

Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, të Turqisë, për nismën e drithërave të Detit të Zi”, tha ai për gazetarët, duke shtuar se blloku evropian po fron rrugën alternative tregtare – që ndryshe po quhen edhe si rrugë të solidaritetit – të cilat Ukraina po i përdor për të eksportuar drithëra dhe produkte të tjera,” tha Dombrovskis.

Turqia është duke tentuar që ta bindë Moskën që të kthehet në marrëveshje, e cila u ndërmjetësua nga Ankaraja dhe OKB-ja vitin e kaluar. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha më herët gjatë javës sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se Rusia do të kthehet në marrëveshje vetëm nëse Perëndimi përmbushë obligimet e tij ndaj Moskës.
Që nga skadimi i marrëveshjes, rreth 45 milionë tonë drithëra, farëra vajore dhe produkte të tjera bujqësore janë eksportuar përmes rrugëve alternative përmes Polonisë dhe Rumanisë, duke i ofruar ndihmë jetike për Ukrainën, tha Dombrovskis.
BE-ja po e mbështet Ukrainën me ndihma të mbrojtjes, ndihma financiare dhe asistencë tjetër. Kjo ndihmë, sipas Dombrovskis, synon që të shtyjë “trupat ruse përtej kufijve ndërkombëtar të Ukrainës”.

Share This Article