ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë. 35 minutes ago
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 9 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 10 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 10 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zyrtari i DASH shton presionin për Berishën, flet për informacione të përpunuara mbi korrupsionin

albnews by albnews
25 September, 2021
in Albania, Bota
0
Zyrtari i DASH shton presionin për Berishën, flet për informacione të përpunuara mbi korrupsionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëri i Amerikës pyeti zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar nëse do t’i kalohen autoriteteve zyrtare të Shqipërisë fakte konkrete për implikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në afera madhore korrupsioni, siç pretendon DASH në arsyetimin që e shpalli “non grata”. Escobar thotë se ka shumë mënyra bashkëpunimi me Shqipërinë, por nuk ka pranuar të komentojë çështje konkrete, duke lënë të kuptohet se këto fakte ekzistojnë, sepse siç thotë ai DASH mori kohën e nevojshme për  “të bërë hulumtimin dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit”.

Berisha nga ana tjetër ka pretenduar se SHBA nuk ka fakte dhe se vendimi për ta shpallur “non grata” është bazuar nga raportime të shoqatave të lidhura me Ramën dhe të krijuara nga Soros. Lulzim Basha nga ana tjetër ka thënë se këto informacione ekzistojnë, por ka lënë të kuptohet se nuk do të dalin kurrë nga biseda që ai pati me Sekretarin e Shtetit Filip Riker. Më poshtë një pjesë nga intervista e Escobar për Zërin e Amerikës.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Zgjedhjet në Moldavi të dielën, vendimtare për të përcaktuar rrugën pro-Evropë ose pro-Rusi

Zëri i Amerikës: Vendimi i Sekretarit Blinken për përcaktimin publik të ish-Presidentit Sali Berisha për korrupsion madhor, ka shkaktuar polemika në Shqipëri, për faktin se ai nuk ka qenë në asnjë pozicion vendimmarrës në të paktën 8 vitet e fundit. Ndërsa ky është një vendim politik nga SHBA, për të çuar përpara interesat e saj kombëtare, disa njerëz ngrenë pikëpyetje se përse ky vendim u mor tani. Në mungesë të një procesi të rregullt ligjor në Shqipëri, a rrezikojnë këto përcaktime të mos arrijnë synimet e dëshiruara? Nësë një gjykatë shqiptare, apo autoritetet shqiptare do t’i kërkojnë SHBA-së të ndajë informacionet, pasi ju thoni se keni prova, nëse ata ua kërkojnë, a janë Shtetet e Bashkuara të gatshme të japin informacione?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit, nuk lidhej me zgjedhjet, me palët brenda…

Zëri i Amerikës: Kur them koha, kam parasysh që ndodhi pas 8 vitesh që ai nuk ishte në pushtet dhe jo koha kur u shpall, menjëherë pas zgjedhjeve.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit. Në lidhje me kalimin e informacionit tek Shqipëria, ne kemi tashmë një bashkëpunim shumë të fortë në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe në fushën ushtarake dhe përcjellim shumë informacione. Nuk do të komentoj për ndonjë procedurë të veçantë ligjore, por ne kemi partneritet të mirë me Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Qeveria aktuale ka qenë në pushtet për 8 vjet dhe korrupsioni në Shqipëri ka qenë, po citoj këtu raportin e Departamentit të Shtetit: “i gjithë-përhapur”. Por nuk kemi parë përcaktimin e ndonjë zyrtari në pushtet. A pritet të shohim përcaktime të tjera në të ardhmen?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë.

Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë.

28 September, 2025
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result