Zyrtari i DASH sot takon Ramën në Tiranë, nesër Metën dhe Bashën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kulmin e krizës politike Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin në Tiranë zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.

Në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan do të takohet sot pasdite me kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë, për të shprehur mendimet e tij në lidhje me situatën në vend.

Share This Article