Zyrtari i lartë Britanik: Nuk kemi hapësirë për të mbajtur emigrantët e paligjshëm as në qendra pritjeje e as në burgje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britanisë së Madhe i mungon kapaciteti për planin e Rishi Sunak për të ndaluar çdo emigrant që kalon Kanalin me gomone, paralajmëroi sot kryeinspektori i burgjeve.

Charlie Taylor tha se qeveria do të duhet të rrisë në mënyrë dramatike kapacitetet e saj të akomodimit që plani të funksionojë duke qenë se shumica e qendrave janë tashmë të mbipopulluara.

Kryeministri ka premtuar legjislacion të ri, që pritet muajin e ardhshëm, i cili do të lejojë këdo që kalon Kanalin të mbahet në pritje të largimit në vendin e tij të origjinës ose deportimit në një vend të botës së tretë si Ruanda.

Megjithatë Taylor paralajmëroi se mungesa e hapësirës në qendrat e largimit të imigracionit nënkuptonte se iniciativa mund të ishte e dënuar të dështonte. Ai hodhi poshtë idenë se emigrantët mund të mbaheshin në burgje në vend të kësaj, duke qenë se disa të burgosur tashmë po mbahen në qeli brenda stacioneve të policisë për shkak të situatës në burgje.

Share This Article