Zyrtari i PD: Berisha mund të shkojë kur të dojë në SHBA, non grata e tij ka rënë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD, Sali Berisha mund të shkojë kur të dojë në SHBA, pasi non grata e tij ka rënë. Kështu u shpreh në, këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Nikola Kedhi, sipas të cilit ky është një fakt publik.

“Në SHBA Grenell e ka thënë publikisht që nuk ka asgjë. Patjetër do ta heqë. Ky është një shqetësim që e ka ngritur vetë zoti Rubio këtë të non gratës dhe përdorimit politik të sanksioneve. Kjo ka rënë. 

Zotit Berisha nëse i vjen një ftesë mund të shkojë kur të dojë në SHBA. Ky është fakt publik. Zotit Berisha i është bërë hetimi me disa breza nga DASH dhe Departamenti i Thesarit dhe nuk i është gjetur asgjë. Se nuk ka dalë me sanksione Departamenti i Thesarit”.

Kedhi deklaroi në A2 CNN se kreun demokrat e ka vizituar edhe delegacioni britanik i kryesuar nga ministri i Jashtëm në hije.

“Z.Berisha i erdhi delegacioni nga partia britanike. Ministri i jashtëm në hije takoi zotin Berisha. Kur erdhi delegacioni i deputetëve britanikë thanë të njëjtën që thotë kushdo që ka parë dosjen e zotit Berisha me të cilën u shpall non grata. Thanë që si ka mundësi që ka ndodhur kjo gjë? Në Britani shfrytëzuan momentin kur ra qeveria e Boris Johnson”. 

Share This Article