Zyrtari i SHBA vizitë në Serbi, Vuçiç i kërkon Chollet të nxisë Kosovën të zbatojë ujditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e vazhdoi turin e tij ballkanik me një vizitë edhe në Beograd. Fillimisht u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me kryetemë diskutimi, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari amerikan ende nuk ka publikuar mesazhin që përcolli, por presidenca serbe ka dhënë versionin e saj të bisedë së zhvilluar.

Sipas një njoftimi, Vuçiç dhe Chollet diskutuan për marrëveshjen finale përmes propozimit europian, apo franko-gjerman siç njihet ndryshe.

Ndërsa Vuçiç njoftoi se kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të nxisin Kosovë “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Chollet dhe delegacioni i tij takuan kryeministren, Ana Brnabiç, dhe ministrin e jashtëm, Ivica Daçiç.

Share This Article