Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Me Gjermaninë kemi qëndrime te njëjta për Kosovën, por ata shprehen pak më ndryshe

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendës drejtori për Çështjet Evropiane dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë kanë të njëjtin qëndrim me Gjermaninë sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.

Por Erath thotë se gjermanët e thonë atë në një mënyrë më ndryshe sesa amerikanët, dhe sipas tij një gjë e tillë nuk nënkupton se kanë qëndrime kontradiktore sa i përket një ideje të tillë.

Sipas zyrtarit amerikan nuk mund të ketë një ndryshim aq të madh territoresh që do të mund të pajtoheshin edhe Kosova edhe Serbia.

“Jo, nuk janë. Siç e thatë edhe ju, qëndrimi ynë është, i thënë thjesht, që për çdo gjë që palët bien dakort, ne nuk do të kishim probleme. Synimi ynë është të ketë një marrëveshje, të normalizohen marrëdhëniet. Gjermanët e theksojnë disi ndryshe. Por në fakt është e njëjta gjë, pasi unë nuk shoh ndonjë mënyrë praktike se si mund të arrihet një ndryshim i madh territoresh, që do të ishte i pranueshëm për të dyja palët”, ka thënë Erath i pyetur nëse po i dërgojnë rajonit të Ballkanit Perëndimor sinjale kontradiktore sa i përket çështjes së kufijve.

Ai thotë se respektojnë parimet e OSBE-së ku ndër të tjera është edhe integriteti territorial.

Erath thotë se ishte folur edhe në vitin 2007 për ndarje të Kosovës, por thotë që një gjë e tillë nuk kishte pasur kuptim atëherë, dhe nuk mund të ketë ndarje as tani.

“Ky është thelbi. Shtetet e Bashkuara respektojnë parimet e OSBE-së, mes tyre integriteti territorial. U takon njerëzve në Kosovë të vendosin se cili është integriteti i tyre territorial. Kjo është një përsëritje e atyre që u thanë në 2007, gjatë procesit Ahtisari, ku disa ekspertë propozonin ndarje dhe gjëra të ngjashme. Nuk kishte kuptim atëherë dhe nuk ka kuptim tani, nuk mund të ketë ndarje”, ka potencuar Erath.

Idenë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve në Kosovë nuk e mbështet askush përveç presidentit Thaçi.

Ndërkohë kundërshti të mëdha ka marrë nga Gjermania e kancelares Angela Merkel dhe të gjitha shtetet fqinje të Kosovës.

Share This Article