Zyrtarisht i arrestuar! Ervin Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për të kryer vetëdorëzimin e tij te autoritetet.

Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.

Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme të lërë në fuqi vendimin për të dënuar Salianjin me një vit burgim për kallëzim të rremë.

Është një betejë që nuk përfundon. Është një betejë ku asnjë sakrificë nuk shkon dëm.

Padiskutim në përballje me regjimin gjithësecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej miqve që janë mbledhur këtu, kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen që i bëhet nga përdorimi i institucioneve, nëpërmjet vjedhjeve, tatimeve, doganave, policisë dhe çdo institucioni nëpërmjet varfërisë dhe banditëve që ka mbjellë kudo, ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vij.“, tha Salianji para se te futej ne Policine e Tiranes.

Share This Article