Nënkryetarja e Partisë Progresive Serbe, Ana Bërnabiq ka njoftuar se Aleksandar Vuçiq do të jetë kandidat presidencial i SNS-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.
“Sido ta ktheni, zgjedhjet nuk do jenë të lehta, zgjedhjet janë diçka e veçantë. Qëllimi ynë është të bëjmë histori dhe të marrim fitoren më të madhe deri tani. Vuçiqi është kandiduar sepse gjëja më e rëndësishme është stabiliteti. Sot na duhet stabilitet, seriozitet, siguri shumë më shumë se kurrë, të gjitha këto përfaqësohen nga Aleksandar Vuçiq. Fushata jonë do të jetë pozitive, do të flasim për rezultatet dhe për atë që do të bëjmë në të ardhmen dhe për vizionin tonë për Serbinë. Fushata fillon në rrethin e Jabllanicës, me një tubim në Leskovc të hënën në orën 18:00”, tha Brnabiq.
Ajo ka thënë se për shkak të rrethanave, nuk do të jetë e mundur të zhvillohet fushata si zakonisht, sepse Aleksandar Vuçiq do të bëjë më shumë atë që është e nevojshme si president dhe do të merret më pak me fushatën.