Zyrtarizimi i njohjes Kosovë-Izrael, Grenell: Ditë vërtetë historike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i administratës së Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar,.

Grenell e ka cilësuar ditën e sotme “ditë vërtetë historike”, ndërsa e ka falenderuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme izraelite, ish-presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Antony Blinken.

“Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken për përkushtimin tuaj për ta bërë ditën e sotme vërtetë ditë historike!”, shkroi ai. 

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1356243363981217796
Share This Article