Zyrtarizohet BA2 në Shqipëri, ISHP: Varianti i ri i Omicron do të bëhet dominues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon praninë e varianteve të reja të koronavirusit, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron. Një ditë më parë, A2 CNN raportoi se këto variante ishin të pranishme në vendit tonë, ndërsa sot erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga ana e institucioneve.

Sipas rezultatit të testimeve të mbërritura nga Gjermania, 86% e 556 mostrave të dërguara ishin me variantin BA2.

“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thotë ISHP në një deklaratë për mediat.

Share This Article