Zyrtarja e OKB-së: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në luftën kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim koordinatoren për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë Ulrika Richardson, me të cilën kanë biseduar për situatën e krijuar nga virusi Covid-19, si dhe ndihmën që po ofrojnë Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për ta kaluar sa më shpejt këtë pandemi.

Bislimi e njoftoi Richardson për masat emergjente që ka marrë deri më tani Qeveria në adresimin e problemeve ekonomike dhe sociale që rezultojnë nga pandemia Covid-19.

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët për ta kaluar sa më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia.

Ndërsa, Ulrika Richardson ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të të gjitha Agjencive të Kombeve të Bashkuara për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Share This Article