Pavarësisht se është e pamposhtur në këtë fushatë kualifikuese të Kupës së Botës 2022, Anglia ka ende punë për të bërë. Aktualisht, të pozicionuar në krye të Grupit I, me tri pikë përpara Polonisë, do të thotë se një fitore ndaj Shqipërisë ose Andorrës do t’ua siguronte “Tre Luanëve” pjesëmarrjen direkte në këtë eveniment të madh sportiv.
Nga ana tjetër, përpjekja e Shqipërisë për një vend në finalet e Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj është ende matematikisht e mundur, pasi ata janë vetëm dy pikë prapa Polonisë për pozitën e play-off-it, dhe pesë pikë larg nga Anglia mikpritëse. Ata do të duhet të shkruajnë histori nëse duan ta arrijnë qëllimin e tyre, megjithatë, kuqezinjtë kanë humbur çdo ndeshje të luajtur kundër Anglisë deri më tani ndërsa gjithashtu nuk kanë shënuar kurrë në tokën angleze kundër tyre, përcjellë KosovaPress.
Trajneri i Shqipërisë Edi Reja pritet që të luajë në sulm me dyshen Cikalleshi-Broja, ndërsa pritet që ai i Anglis Gareth Southgate të luajë me Harry Kane në sulm, të mbështetut nga treshja Grealish, Foden dhe Sterling.
Këto janë formacionet e mundshme:
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Chilëell; Henderson, Phillips; Sterling, Foden, Grealish; Kane
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Veseli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Bajrami; Cikalleshi, Broja.