Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit, thuhet në një njoftim të Presidencës. Kreu i vendit tonë tha sot në një konferencë për media se do të takojë emisarin evropian për dialogun nëse ka diçka konkrete për Kosovën.
Lajçak arrin sot për vizitë në vendin tonë, për herë të parë pas marrjes së detyrës dhe një ditë pas emisari amerikan Richard Grenell paralajmëroi vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Uashington.