Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sonte u organizua një pritje solemne me të ftuar aktivist dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.
Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett i cili fillimisht shprehu respektin për të gjithë të mbijetuarit, tha se jo kategori duhet të jetë në vëmendje të vazhdueshme.
“Gratë dhe burrat që i kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës nga forcat e armikut, përballen me dhembje të mëtejme nga fqinjët, miqtë dhe familjarët. Të gjithë i kemi dëgjuar ato rrëfime nga të mbijetuarit që fizikisht janë dëshpëruar”, tha Kosnett.
Ai ka kërkuar nga qeveria e ardhshme që kjo kategori e të mbijetuarve të trajtohet mirë dhe dinjitetshëm.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale meritojnë respekt të veçantë dhe përkushtim për ta çdo herë.