​Suhareka në gjendje të rëndë, zjarr në 5 vatra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata e shkaktuar nga zjarri në komunën e Suharekës është përkeqësuar, pasi zjarri ka përfshirë 5 vatra, ndërsa nuk ka ekipe të mjaftueshme të zjarrfikësve.

Të hënën zjarri ka kapluar fshatin Gjinovc, Studenqanin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale.

I pari i komunës, Bali Muharremaj thotë se gjendja është e rëndë teksa tregon se për të sanuar gjendjen në teren kanë dalë edhe qytetarët.

Ai bënë të ditur se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, teksa shton se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Mamushës.

“Gjendja është e rëndë, jemi në teren momentalisht me krejt ekipet e zjarrfikësve. Kemi zjarr në Gjinovc, në Studenqan, në Bukosh, në Zonë Industriale e në Reqan, kështu që jemi duke e bërë maksimumin”, thotë ai.

Ai thotë për KosovaPress se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për shuarjen e zjarrit, sidomos tani që janë shtuar vatrat.

“Jo nuk kemi, sidomos kur i ke 5-6 vatra të zjarrit dhe është e pamundshme me pas (kapacitete). E thirra Mamushën, tash veç janë duke mbërri, ka edhe në Prizren por e kemi problem për të sanuar gjendjen. Numri i vogël i komunave, kanë nevojë të gjitha komunat, është teren që është problem me e përfshi sepse kemi shumë vatra, nuk e kemi vetëm një”, thotë Muharremaj.

Share This Article