Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq që të reflektojë dhe t’i ndryshojë qëndrimet.
Sipas tij Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve në kufijt ekzistues.
Postimi i Haradinajt:
Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiume dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku.
Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe respekt reciprok.