Katër persona të tjerë humbën jetën nga gripi dhe numri i
vdekjeve në total arriti në 113, sipas të dhënave të fundit të transmetuara nga
Qendra Kombëtare për Monitorimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ngjitëse të
Rumanisë.
Personat janë tre burra, një prej të cilëve 36 vjeç nga provinca e Konstancës, i konfirmuar me virusin e gripit A dhe i pavaksinuar, një 63 vjeçar nga rajoni i Aradit, gjithashtu i pa vaksinuar, si dhe një 64 vjeç në qarkun e Timis-it, pra të tre personat të pavaksinuar ndaj këtij lloji gripi.