Djegia e mandateve, Berisha: Vendim ekstrem, por e kërkon situata

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Teksa në selinë e demokratëve po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të kësaj partie, mësohet se deri në këto moment të gjithë deputetët kanë pranuar vendimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Pro këtij vendimi është edhe ish-kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

“Vendim qe nuk është marrë në Shqipëri ndonjëherë. Vendim në rrafshin politik, më ekstremi. Por e kërkon situata politike. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marre një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, qe nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë”, tha Berisha.

Ndërsa kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha është shprehur se “Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore. Na takon ne të udhëheqim shqiptarët”./TCh/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply