Drejtuesit e Juventusit e duan Mohamed
Salahun në skuadër, pasi që beson se bashkë me Cristiano Ronaldon, ai mund ta
formojë një sulm tejet të rrezikshëm.
Për këtë arsye, Juventusi është duke e përgatitur një mega ofertë për yllin egjiptian të Liverpoolit, Salah, dhe është i gatshëm t’ia ofrojë anglezëve Paulo Dybalan plus 50 milionë euro në shkëmbim, raporton Tuttosport, transmeton Gazeta Express.
Salah shkëlqeu kundër Juventusit gjatë kohës ai ishte lojtar i Fiorentinës, në vitin 2015, duke shënuar dy herë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kur ia shkaktoi Juventusit një humbje të rrallë në shtëpi.
Gjiganti i Serisë A dëshiron ta rrisë edhe më shumë imazhin global dhe është i gatshëm ta sakrifikojë Dybalan, njërin nga lojtarët më të talentuar në futbollin botëror, vetëm për ta arritur çmimin e Liverpoolit për Salahun.