Kosova ka nxjerrë
vetëm barazim në sfidën e sotme ndaj Bullgarisë.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” për kualifikim në “Euro 2020”, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Bullgaria ka kaluar e para në epërsi me golin e shënuar nga Vasil Bozhikov (39’).
Arber Zeneli (61’) ka barazuar rezultatin ndaj Bullgarisë, me një gol të bukur të shënuar pas një goditje nga distanca. Goli erdhi pas shumë përpjekjeve të Kosovës për të shënuar, kurse rastin më të mirë e pat Muriqi, i cili ishte pa fat, pasi shtylla ia mohoi golin.
Tani Kosova radhitet e 3-ta në Grupin A me një pikë, kure Grupit i prinë Anglia me 6 pikë, e pasuar nga Bullgaria me 2 pikë.