Kandidati për president, Stevo Pendarovski një dit pas zgjedhjeve deklaroi se vazhdon fushatën zgjedhore për t’i bindur qytetarët që të votojnë për opsionin e tij.
Në ndërkohë i pyetur për bisedime me opozitën shqiptare, gjegjësisht votat e Blerim Rekës, tha se mbështet tezën që të mos bëhen pazare politike me votat, por gjithsecili votues të përcaktohet vetë për kandidatin për të cilin mendon se do të jetë më i mirë.