Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë
se nuk do të lejojë që në Kosovë të formohet një Asociacion i komunave serbe, i
cili do të kishte elemente ekzekutive.
Në një konferencë për media Thaçi tha se qëllimi i Serbisë është që në veri të Kosovës, të formohet një Asociacion, i ngjashëm me modelin e Republikës Serbe.
Duke treguar për punimet e Samitit të Berlinit, që u zhvillua të hënën, Thaçi tha se atje ka theksuar se perspektiva evropiane e Kosovës është vetëm “frazë” pasi sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim.