Një përplasje e përgjakshme ndodhi mëngjesin e sotëm në burgun e Trikalës.
Dy rusë sulmuan me thikë të improvizuar një 29-vjeçar shqiptar, duke e lënë të vdekur.
Ata e goditën të burgosurin shqiptar në gjoks, këmbë dhe brinjë.
Shqiptari u dërgua me ambulancë në Spitalin e Trikalës, por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit.
29-vjeçari është shqiptari i dytë i vrarë në burgun e Trikalës në 20 ditët e fundit. Më 12 prill, u vra një 60-vjeçar shqiptar.