Mnistri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet
Pacolli ka takuar ish- sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Ai në një shënim në Facebook tha se e ka ftuar për një vizitë në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Takimi me ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm.
Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë.