Milot Rashica po vëzhgohet nga klubi londinez

albnews
By
1 Min Read

Dy gola me Verder Bremen në fundjavën e shkuar bënë që emri i Milot Rashicës të lakohet nga të gjitha mediet në Gjermani dhe jo vetëm.

Për sulmuesin e Kosovës, së fundi kanë dalë zëra se Kristal Pallas interesohet për ta blerë nga klubi gjerman në merkaton e verës.

Londinezët do të përballen me largimin e Vilfried Zaha në fund të sezonit dhe Rashica shikohet si alternativa e duhur pasi ai mund të luajë në krah të sulmit, por edhe në qendër.

Sulmuesi 22-vjeçar nga Vushtrria e Kosovës u ble për 7 milionë euro nga Vitese, por vlera e tij sa vjen e rritet dhe e ardhmja e tij shikohet në Premier Ligë, ashtu siç ndodhi me Xhakën, Shaqirin dhe Mustafin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply