​Nga sot hyrja në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga dita e hënë (sot), sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.

Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center, Gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga sot, aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga tri dëshmitë alternative: testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.

Prej 13 marsit 2020, deri më 26 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 159.870 raste me COVID-19, prej tyre 152.758 janë shëruar, 4.176 raste janë aktive, ndërsa 2.936 kanë vdekur. Deri më dje, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë./KSP/

Pos këtyre, ditë më parë, Qeveria Kurti ka vendosur masa të reja anti-COVID.

Share This Article