​Kurti për protestuesit në veri: Ekstremistë të dirigjuar nga Beogradi zyrtar

albnews
By
1 Min Read

Protestat në veri nuk kane qenë paqësore, por janë turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në prani të ambasadorëve të QUINT-it, të cilët i ka pritur pasditen e së hënës.

Në një deklaratë të  shpërndarë nga Qeveria e Kosovës thuhet se veprimet  edhunshme dueht të dënohen nga të gjithë.

“Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-Kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri -vijon komunikata- theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi.

Ata thuhet se janë dakorduar që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim.

Bashkë me Kurtin, në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka qenë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Share This Article