​Shqipëria mposht Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Kosovës U-21 është mposhtur sonte nga ajo e Shqipërisë U-21, në kuadër të klasifikimeve për “Euro 2020”.

Në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Shqipëria është treguar më e fuqishme, duke fituar me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, kurse në pjesën e dytë u shënuan tre golat. Kosova në këtë pjesë të lojës pati dominim të lojës, por nuk arriti të shënojë.

Shqipëria kaloi e para në epërsi, me golat e shënuar nga Shaqir Tafa (76’) dhe Arbnor Mucolli (81’), kurse goli i vetëm për Kosovën u shënua nga Blend Baftiu (90’).

Kosova dhe Shqipëria gjenden në Gupin 3, të cilit grup i prinë Austria, e pasuar nga Anglia, kurse Kosova është e treta dhe pas humbjes së sotme, thuajse ka shuar shpresat për kualifikim të mundshëm. Shqipëria është e pesta.

Share This Article