Sulmohet Ambasada e Kosovës në Berlin, shkrime fyese në pllakën e objektit

albnews
By
1 Min Read

“Kosova është Serbi! Nuk ka dorëzim!”

Këto janë thirrjet fyese me përmbajtje shoviniste me të cilat u sulmua ditën e sotme Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin. Këto etiketa u vendosën në pllakën identifikuese të objektit diplomatik.

Ministria e Punëve të Jashtme, të Diasporës dhe Kosovës njoftoi menjëherë pas incidentit autoritetet gjermane, duke e konsideruar këtë një veprim të papranueshëm i cili bie ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare.

Përdorimi i këtyre termave dhe narrativës fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës është i përsëritur. Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq përdori terma ofendues ndaj mediave nga Kosova, pavarësisht vendimit të një gjykate serbe që i konsideron të papranueshme.

Marrë nga Koha.net

Share This Article