130 të vdekur nga alkooli toksik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 130 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë ndodhën në spital pasi konsumuan alkool toksik në Indinë veri-lindore.

Rreth 35 persona u raportuan të vdekur të dielën, disa ditë pasi rreth 100 të tjerë vdiqën në Uttar Pradesh dhe Uttarakhand. Mes viktimave kishte shumë gra dhe të gjithë punonin në plantacione çaji.

Një hetim ka nisur për tragjedinë. Dhjetë persona janë arrestuar për pijet alkoolike të shitura kontrabandë.

Numri i të vdekur besohet se do të jetë më i lartë që pas vitit 2011, ku në Bengalin Perëndimor vdiqën më shumë se 170 vetë pas konsumimit të alkoolit.

Viktima e parë vdiq të enjten, sipas administratorit të rrethit Golaghat në Assam, Dhiren Hazarika.

Policia ka gjetur shtëpinë ku është prodhuar pija toksike.

Mjekët që trajtuan viktimat u habitën nga përbërësit e përdorur për prodhimin e alkoolit ilegal, që shkaktoi prishjen e organeve të trupat e njerëzve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply