Ekspozitë në Angli mbi heroizmin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko tha se historia e mbrojtjes së popullsisë hebraike në Shqipëri, është e jashtëzakonshme.

Hebrenjtë britanikë kanë mësuar për heroizmin e myslimanëve shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë e vendit gjatë pushtimit nazist, pasi të dielën Bordi i Deputetëve organizoi një ekspozitë të Yad Vashem, Britani e Madhe, mbi këtë temë shkruan “Jewish News” me qendër në Angli.

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko tha se historia e mbrojtjes së popullsisë hebraike në Shqipëri është e jashtëzakonshme, duke shtuar se ishte “një shembull i shkëlqyer i njerëzimit dhe një mësim për brezat e ardhshëm”.

Ekspozita fokusohet në përpjekjet e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit, ku u prezantuan shumë foto dhe dokumente.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply