British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet për në Kajro, për shkak të rreziqeve për sulme terroriste.
Kompania britanike njoftoi se të gjitha fluturimet do të anulohen për shtatë ditë, si masë parandaluese.
Një zëdhënës nga Kajro deklaroi për BBC se ata nuk janë informuar për anulime të fluturimeve, por lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Britanisë.
Ky lajm vjen katër vite pasi një avion rus u rrëzua në shkretëtirën Senai, në Egjipt, pas shpërthimit të një bombe në bord që vrau 224 udhëtarë. Sulmi në atë kohë u mor përsipër nga ISIS. Arsyeja e saktë se pse janë anuluar fluturimet këtë herë mbetet e paqartë.