BE prezanton masat e urgjencës në rast të “no deal” për postBrexit

albnews
By
1 Min Read

Bashkimi Europian publikoi sot masat e urgjencës për sa i përket peshkimit, sigurisë ajrore si dhe transportit rrugor dhe ajror, në rast kur nuk do të mundësohet arritja e një marrëveshjeje postBrexit me Britaninë e Madhe deri në fund të vitit.

“Asgjë nuk garanton se nëse një marrëveshje arrihet, ajo mund të hyjë në fuqi në kohë”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas një darke me kryeministrin britanik, Boris Johnson, gjatë të cilës nuk u arrit asnjë mirëkuptim.

”Përgjegjësia jonë është të përgatitemi për të gjitha pritshmëritë, duke përfshirë këtu edhe mosarritjen e një marrëveshjeje me Britaninë e Madhe më 1 janar 2021″, shtoi ajo.

Share This Article