Flamuri para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup është në gjysmë shtizë për aksidentin që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë, në të cilën jetën e humbën 14 persona, ndërsa ngushëllim për të pësuarit shprehu edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli.
“Jemi thellë të bindur për shkak të humbjes tragjike të jetëve në autostradën Shkup – Tetovë. Në emër të Ambasadës amerikane, dërgojmë ngushëllime të sinqerta deri te familjet e të vdekurve dhe deri te banorët e Gostivarit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit për rikuperimin e tyre të shpejtë”, shkroi ambasadori Bejli në tuiter-profilin zyrtar në Ambasadës së SHBA-së.