Shorti do të hidhet më 7 dhjetor të hënën në ora 18:00 sipas kohës lokale në qytetin Cyrih të Zvicrës, me pjesëmarrjen e 55 shteteve anëtare të UEFA-s
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka zbuluar vazot për ndeshjet eliminatore të Evropës në Kupën e Botës “Katar 2022”, ku do të marrin pjesë shtetet.
Sipas deklaratës nga FIFA, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në vazon e 4-t, Kosova në të 5-n ndërkaq Turqia në të 2-n.
Ndërkohë shorti do të hidhet më 7 dhjetor të hënën në ora 18:00 sipas kohës lokale në qytetin Cyrih të Zvicrës, me pjesëmarrjen e 55 shteteve anëtare të UEFA-s.
Vazot e shortit të eliminatorëve të Evropës ku do të arrijnë të shkojnë 13 kombëtare evropiane në Kupën e Botës të FIFA-s në Katar, janë si në vijim:
Vazoja e parë: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda
Vazoja e dytë: Turqia, Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Sllovakia, Rumania
Vazoja e tretë: Rusia, Hungaria, Republika e Irlandës, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia, Finlanda
Vazoja e katërt: Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia, Luksemburgu
Vazoja e pestë: Armenia, Qiproja Greke, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia, Andorra
Vazoja e gjashtë: Malta, Moldavia, Lihtenshtajni, Gjibraltari, San Marino
Formati i eliminatorëve të Evropës
Në eliminatoret evropiane kombëtaret ndahen në 5 grupe me nga 6 kombëtare dhe 5 grupe me nga 5 kombëtare.
Çdo kombëtare do të luajë dy ndeshje njëra me tjetrën, brenda dhe jashtë. Ndeshjet do të luhen mes muajit mars dhe nëntor të vitit të ardhshëm.
Dhjetë kombëtare që do përfundojnë si liderë në grupet e tyre në mënyrë direkt do të marrin pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022. Dhjetë kombëtare të grupit që do renditen të dyta do të luajnë në “play-off” bashkë me dy ekipe nga UEFA Liga e Kombeve.
Ndeshjet e “play-off”-it do të luhen vetëm nga një ndeshje ku do të përcaktohen 3 kombëtare.