Makinat sportive të prodhimit klasik mund të jenë të mrekullueshme por janë gjithashtu të shtrenjta.
Në një listë të mediave për mjetet më të shtrenjta të prodhimit klasik të shitura në ankande, kuptohet që për shumicën e njerëzve ato mund të jenë vetëm ëndrra.
Kjo sepse çmimet e tyre kanë ardhur në rritje gjatë kalimit nga një dorë koleksionisti në tjetrën.
Më poshtë gjeni automjetet e shitura me çmimet më të larta të deklarara publikisht, që mund të jenë vetëm maja e ajsbergut të marreveshjeve private të shitjes së klasikëve të shpejtësisë si Bugatti e Ferrari.
10 – Jaguar D-Type (viti: 1955) I shitur nga ankandet Sotheby’s për $21.780.000 në shtator 2013, fituese e garës 24-orëshe të Le Mans 1956.

9 – Duesenberg SSJ (viti: 1935) Shitur nga Gooding & Co për $22,000,000 në gusht 2018, makina zotërohet nga aktori Gary Cooper.

8 – Aston Martin DBR1 (viti: 1956) Shitur nga Sotheby’s per $22,550,000 në gusht 2017, klasik i frymës sportive britanike.

7 – Ferrari 275 GTB/C (viti: 1964) Shitur për $26,400,000 në gusht 2014, pjesë e “Competizione model”, për gara sportive.

6 – Ferrari 275 GTB/4 NART (viti: 1967) shitur në ankandet RM për $27,500,000 në gusht 2013, kishte pasur vetëm një pronar para shitjes.

5 – Ferrari 290 MM (viti: 1956) Shitur nga Sotheby’s për $28,050,000 në dhjetor 2015.

4 – Mercedes-Benz W196 (viti: 1954) Shitur nga Bonhams për $29,600,000 në korrik 2013, u ndërtuan vetëm 14, nag të cilat 10 mbijetojne.

3 – Ferrari 335 S (year: 1957) Shitur nga ankandet Artcurial për $35,711,359 në shkurt 2016.

2 – Ferrari 250 GTO (viti: 1962) Shitur Bonhams për $38,115,000 në gusht 2014, pjesë e 39 modeleve të prodhuara.

1 – Ferrari 250 GTO (viti: 1962) Makina më e shtrenjtë e shitur për $48,405,000 në gusht 2018 nga ankandet Monterey, California.
