Qazim Laçi ‘gol jashtë fushe’, mesfushori i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

albnews
By
1 Min Read

Qazim Laçi, futbollisti i Kombëtares dhe partnerja e tij, Marine Vincetti kanë marrë dhuratën më të bukur në këtë fillimviti.

Ata kanë ndarë një foto në rrjetet sociale ku kanë zbuluar se janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka njoftuar se në jetë ka ardhur vajza e tyre. “Mirë se erdhe princesha jonë”, shkruhet në postim.

Emri i vogëlushes nuk është zbuluar i plotë, por nis me gërmën A.

Share This Article