103-vjeçarja fiton betejën me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse koronavirusi i ri, Covid-19 ka marrë mijëra jetë njerëzish, një grua iraniane 103-vjeçare ia ka dalë të shërohet.

E moshuara u bë kështu personi i dytë i moshuar që shërohet nga virusi në fjalë. Pa zbuluar identitetin e pacientit, dekani i Universitetit të Shkencave Mjekësore i qytetit Semnan, Nevid Danayi, tha se e mbijetuara u shërua plotësisht.

Një javë më parë, autoritetet kineze thanë se një person tjetër 103-vjeçar doli nga spitali pasi u shërua për gjashtë ditë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronvirusit, nga mbi 198.500 raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 7.900, ndërsa mbi 82.500 pacientë janë shëruar./TCH/

Share This Article