11 qytetarë nga Shqipëria me Covid po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, njofton SHSKUK.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11   pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

Share This Article