HORROR në Tiranë/ Gjendet kufoma e një burri në shkollën “Andrea Stefani”. Pamje +18

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, pasi kufoma e një burri është gjetur brenda një shkolle.

Policia ka shkuar menjëherë në shkollën “Andrea Stefani” për të hetuar mbi ngjarjen.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article