12 orë punë në ditë: Debati i zjarrtë në Gjermani për orarin e punës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse jeni mësuar me ditën 8-orëshe të punës, mbajeni frymën: Gjermania, vendi simbol i disiplinës dhe efikasitetit, po diskuton seriozisht idenë për ta zgjatur orarin e punës deri në 12 orë në ditë!

Kjo reformë vjen si pjesë e një plani të ri qeveritar të drejtuar nga kancelari Friedrich Merz, i cili kërkon më shumë fleksibilitet në tregun e punës dhe më shumë orë produktive në javë. Nga dita 8-orëshe, modeli pritet të zhvendoset në orë javore, duke i lënë kompanive dorë të lirë që ta shpërndajnë punën edhe në ditë më të gjata – deri në 12 orë e 15 minuta në disa raste.

Por jo të gjithë janë dakord. Sindikatat dhe aktivistët për të drejtat e punëtorëve në Gjermani e konsiderojnë këtë një kthim pas në kohë, duke paralajmëruar për rreziqe serioze për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe për jetën familjare të njerëzve.

Një studim nga Fondacioni Hans Böckler thekson se orët e gjata të punës mund të rrisin rrezikun për aksidente në punë, stres, lodhje kronike dhe dalje të parakohshme në pension. Edhe Instituti i të Drejtës së Punës (HSI) ka dalë kundër propozimit, duke vënë theksin te kostoja që kjo mund të ketë për shoqërinë dhe ekonominë.

Ndërkohë, opinionet e qytetarëve janë të ndara: disa e shohin si një mundësi për të organizuar më mirë ditët e tyre dhe për të pasur më shumë ditë të lira në javë, të tjerë e konsiderojnë si një barrë të re në kurriz të punonjësve./Rheinische Post

Share This Article