Albania
12-vjeçari humbi jetën teksa po trajtohej për virozë, familjarët: Në Tiranë e shtruan për COVID, nuk vuante nga diabeti apo probleme me zemrën
Ata tregojnë se në fund të dhjetorit, djali kishte shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, ku ishte trajtuar në reanimacion.
Familjarët e12-vjeçarit nga Maliqi humbi jetën në spitalin e Tiranës kanë shpjeguar për mediat, jashtë kamerave, se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor më parë, duke u marrë edhe me aktivitet sportiv. Ata tregojnë se në fund të dhjetorit, djali kishte shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, ku ishte trajtuar në reanimacion.
Ditën e djeshme, ata e kishin çuar urgjent në Tiranë, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që ata kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion. Familjarët shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ata e kishin komunikuar këtë me infermieren, por ajo u kishte thënë se “nuk ka mundësi”.
Ata theksojnë se djalin nuk e trajtuan siç duhej, dhe në një moment, ai kishte shtërnguar gjoksin fort. Ata e kishin marrë në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë, por gjatë rrugës djali ka humbur jetën në krahët e tyre. Familjarët thonë se mjekët u kishin komunikuar se djali kishte pësuar arrest kardiak.
Ata shprehen se janë të tronditur dhe pyesin nëse është e mundur që një virozë të ketë shkaktuar vdekjen e djalit, pasi ai nuk vuante nga diabeti apo probleme me zemrën. Ata gjithashtu thonë se gjatë ditëve të fundit, niveli i sheqerit në gjak të djalit kishte arritur deri në 200.
“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv. Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion.
U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’. Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.
Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?! Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200. Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
