Edi Rama në Kosovë, pritet në Presidencë nga Vjosa Osmani

Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur në Presidencë nga kryetarja e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani.

Po sot Rama pritet të takohet me homologun Albin Kurti, ku në orën 15:00 do të pritet me ceremoni zyrtare në godinën e qeverisë së Kosovës. 

Gjatë qëndrimit në Kosovë Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Vizita e Edi Ramës në Prishtinë vjen një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, ku nesër shënohet 18-vjetori i pavarësisë. 

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit