120 mijë fjalë! Përfundon fjalori i madh i Gjuhës Shqipe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Puna 4-vjeçare për fjalorin e Gjuhës Shqipe ka përfunduar.

Qytetarët do të kenë mundësinë që nga fillimi i vitit 2025 të kenë të botuar në print, fjalorin e madh.

“Shkon përtej standardit, fusim fjalë dialektore që do fitojnë të drejtën e qytetarisë”, thotë zv/kryeredaktori i fjalorit të Gjuhës Shqipe, Shezai Rrokaj.

Akademikët dhe gjuhëtarët kanë vendosur që fillimisht ta publikojnë atë online në fund të Nëntorit.

Fjalori online, së pari, do të jetë në përdorim për arsimtarët, dhe një grup institucionesh të caktuara që kanë tagerin për të adresuar ato që i gjejnë për t’u korrigjuar në këtë projekt.

“Kemi zgjedhur ta bëjmë kështu si një filtër final, para publikimit në fillim të vitit”,- vijon Rrokaj.

Janë studentët dhe mësuesit ata që e vlerësojnë më së shumti publikimin online të fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, si një formë më praktike e përdorimit të tij.

Fjalori do të ketë rreth 120 mijë fjalë dhe do të bëhet i katërti fjalor i madh i Gjuhës Shqipe.

Share This Article