Pandemia, sivjet nuk do të ketë panair të librit

albnews
By
1 Min Read

Panairi i përvitshëm i Librit në Tiranë këtë vjeshtë nuk do të organizohet për shkak të Covid-19.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi se panairi është ndaluar të zhvillohet nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit në një grumbullim të tillë.

Zakonisht panairi zhvillohet në muajt tetor-nëntor, për disa ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit ai ishte planifikuar të zhvillohej në datat 12-15 nëntor.

Megjithëse se Ministria nuk ka lejuar organizimin e panairit, një ditë më parë ajo ka lejuar hapjen e kinemave në gjithë vendin.

Share This Article