135 vite më parë u krijua liga e parë e futbollit në botë: Këto ishin 12 klubet që garuan dhe kampioni që u shpall

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pikërisht 135 vjet më parë u themelua liga e parë e futbollit në botë dhe 12 klube angleze luanin në këtë kampionat me emrin “Football League”.

Në takimin e prillit të vitit 1888, që u mbajt në Mançester, 12 klubet pjesëmarrëse vendosën të nisnin ligën e parë të futbollit në botë, e cila më vonë do të përfaqësonte një udhërrëfyes për të gjitha vendet e tjera ku luhej futboll.

Football League 1888/1889 ishte edicioni i parë i ligës së futbollit dhe zgjati nga vjeshta 1888 deri në pranverën 1889. Filloi më 8 shtator 1888.

Preston North End

Liga u luajt nga 12 klube, themeluesit e të cilave konsiderohen edhe sot gjigantë.

Këto janë: Aston Villa, Blackburn, Bolton, Burnley, Derby, Everton, Notts County, Preston North End, Stoke, West Bromwich Albion, Wolverhampton dhe i vetmi klub i shpërbërë Accrington (Acrington Stanley ekziston sot).

Secili klub luajti me njëri-tjetrin dy herë në sezonin, i cili përfundoi më 20 prill 1889.

Kampioni i parë i Anglisë është skuadra Preston North End, e cila sot garon në Championship, pra në nivelin e dytë të futbollit anglez.

Preston fitoi titullin atë sezon me 40 pikë, madje 11 më shumë se Aston Villa. I treti ishte Wolverhampton.

Renditja dhe pikët

Për katër vite liga u luajt në atë format, pa zbritje nga liga e parë, me 12 konkurrentë konstante. Preston arriti të mbronte titullin në sezonin e dytë dhe më pas kurorën e kampionit e mori Evertoni.

Share This Article