Manchester City do të përballet me Real Madrid për një vend në finalen e madhe të Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola barazoi 1-1 ndaj Bayern Munchen dhe kaloi më tej falë fitores 3-0 në Angli.
Haaland shënoi në minutën e 57 golin e parë të ndeshjes, pasi kishte humbur 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa Kimmich barazoi në minutën e 83, po me penallti.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Milanit dhe Interit.