Bien rastet e reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.
Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.
Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik, raporton OraNews.
Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,136.
Në spitale – Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.
Testime – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.